Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka pretenduar se kërkesat e paarsyeshme të SHBA-së kanë penguar një marrëveshje në bisedimet e fundjavës midis Uashingtonit dhe Teheranit në Pakistan.
Këtë qëndrim ai e ka shprehur në një telefonatë që të hënën e ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron. ‘Ne i kemi deklaruar qartë kushtet e armëpushimit dhe mbetemi të përkushtuar ndaj tyre.
Kërkesat e tepërta të SHBA-së penguan arritjen e një marrëveshjeje… Irani do të vazhdojë negociatat vetëm brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar.’, ka deklaruar Pezeshkian, citon CNN, mediat iraniane.
Ai ka thënë se kërcënimet e Trumpit rreth Ngushticës së Hormuzit do të ketë pasoja të gjera për botën.
