Afrimet e para midis dy fermerëve: Indrit dhe Vanesës – Një histori dashurie në fermë

Ndërmjet dy fermerëve, Indrit dhe Vanesës, duket se kanë filluar të lindin lidhjet e para.

Vanesa, e cila ka pranuar se ka një lidhje jashtë fermës, nuk e ka mohuar plotësisht se mund të ketë ndjenja për Indrin.

Ajo ka përpjekur të ruajë balancën dhe të mos lëndojë askënd, brenda ose jashtë fermës. ‘Jam munduar të mbaj balancën në fermë dhe të mos lëndoj askënd, brenda ose jashtë.


- Advertisement -

Kemi një afrimitet që njerëzit këtu e shohin.

Unë jam e lidhur jashtë,’ tha ajo.

E pyetur në lidhje me momentet kur ndjen mërzitje me Indrin, Vanesa u përgjigj shkurt: ‘Pak po.’ Gjithashtu, ajo nuk ishte dakord me vendimin e Indrit për të mbajtur distancë, duke theksuar se ai është person i rëndësishëm për të brenda fermës. ‘Këtu brenda është shumë i rëndësishëm.

Ai është një nga njerëzit më të vyer.

Për momentin, jemi miq,’ shtoi ajo.

Në pyetjen se çfarë do t’i thoshte partnerit të saj nëse ai do ta shihte, Vanesa u përgjigj shkurt: ‘Më fal.’ Nga ana tjetër, edhe Indrit ka shprehur hapur pëlqimin dhe vlerësimin për Vanesën, duke treguar se ndjenjat e tij për të janë të forta.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *