Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Londra fokusohet në hapjen e Ngushticës së Hormuzit për të ulur çmimet e energjisë.
Ai shtoi se prioriteti është de-përshkallëzimi i situatës dhe sigurimi i lëvizjes së lirë të anijeve në këtë rrugë detare.
Starmer nuk e konsideron Trump përgjegjës për çmimet e energjisë, por thotë se bashkimi për uljen e tensioneve është prioritet.
Ai akuzon Iranin për kufizimet në Gjirin Persik, ndërsa Britania nuk është pjesë në konflikt.





