Rogert Sterkaj, finalisti i Big Brother VIP Albania 5, po vazhdon të bëjë zhurmë në këto ditë të fundit të këtij formati.
Ai ka qenë shumë i zëshëm që nga fillimi, duke ndezur shumë diskutime në shtëpi dhe krijuar dinamika të shumta. ‘Kam treguar që në këtë lojë nuk kam mëshirë për askënd,’ deklaroi Rogerti.
Ai u shpall finalisti i katërt, pas Mirit, Mateo Borrit dhe Selin Bollatit.
Finalja e madhe e këtij edicioni do të mbahet të shtunën, më 18 prill.





