Një incident me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmjen e 12 prillit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, rreth orës 22:25.
Një qytetar ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë në drejtim të tij, por fatmirësisht u godit vetëm pjesa e pasme e veturës.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Autoritetet kanë filluar hetimet për rastin.





