Liderët evropianë kanë reaguar pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Hungari.
Victor Orban, pas 16 vjetësh e ka humbur pushtetin, pasi kutitë e votimit e kanë nxjerrë fitues opozitarin, Petër Magyar.
Në mesin e shumë liderëve, ka qenë edhe kancelari gjerman, Friedrich Mertz, i cili e ka uruar popullin hungarez për zgjedhjet.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar se ka fituar Evropa dhe vlerat evropiane.
E kryeministri britanik, Keir Starmer e ka cilësuar ‘moment historik për demokracinë evropiane’.
Gjithashtu, edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka uruar liderin e opozitës në Hungari, Péter Magyar, për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar mes tyre.
Kristen Michal, kryeministrja estoneze ka thënë se hungarezët kanë bërë një zgjedhje historike.
Ndërkohë, kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka thënë se zgjedhjet shënojnë një kapitull të ri në historinë e Hungarisë.
Për fitoren në zgjedhje, opozitarin Magyar e ka uruar edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Edhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian kanë uruar popullin hungarez për zgjedhjet, duke deklaruar se Hungaria ka zgjedhur Evropën.
