Mallorca ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Rayo Vallecano sot, në ndeshjen e javës së 31-të në La Liga, ku Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor.
Dy golat e realizuara i mundësuan kosovarit të thyej rekordin e legjendës Samuel Eto’o, duke mbajtur tashmë vendin e parë si golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas, me 55 gola.
Pas ndeshjes, festë e madhe shpërtheu, ku lojtarët dhe tifozët e Mallorca-s festuan së bashku.
Në pamjet e publikuara nga klubi në rrjetet sociale, dëgjohet kori i tifozëve dhe bashkë lojtarëve që këndojnë në nder të sulmuesit shqiptar, duke uruar Topin e Artë për të.





