Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka qëndruar sot në Shqipëri.
Prania e tij në Tiranë është bërë e ditur përmes një fotografie të publikuar nga sipërmarrësi Ardian Hoxha. ‘Ishte një nder i madh të prisja sot në Tiranë Marco Rubio.
Ne besojmë se projektet tona në Shqipëri do të forcojnë më tej lidhjet midis kombeve shqiptare dhe amerikane.
Faleminderit Driton që e organizove këtë,’ ka shkruar ai.
Nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me arsyen e vizitës së Rubios në Shqipëri.





