Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka minimizuar shqetësimet lidhur me samitin që do të zhvillohet në Kinë, ku do të marrin pjesë presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping.
Ai theksoi se ky takim është një mundësi e rëndësishme për dialogun midis liderëve. ‘Mendoj se është e rëndësishme që liderët të takohen, siç është ky takim në Kinë’, deklaroi Rutte për mediat në Berlin, kur u pyet nëse kishte shqetësime rreth këtij samiti. ‘E konsideroj këtë gjë normale, ndaj nuk jam aspak i shqetësuar’.

