Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC- Albanian American Relations Council) ka organizuar një takim me ministrin e jashtëm, Glauk Konjufca, për të thelluar bashkëpunimin midis Kosovës dhe diasporës shqiptaro-amerikane.
Diskutimi u fokusua në forcimin e partneritetit strategjik dhe harmonizimin e qëllimeve të përbashkëta për avancimin e interesave kombëtare.
AARC theksoi rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
U prezantuan nismat aktuale dhe planet e ardhshme për mbështetjen e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
U theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe diasporës në SHBA për rritjen e roli të vendit në skenën ndërkombëtare.
AARC falënderoi ministrin Konjufca për angazhimin dhe kontributin në avancimin e interesave strategjike të Kosovës.
