Aksident trafiku në Fushë Kosovë: Dy këmbësorë goditen nga një mashkull i dyshuar për pakujdesi

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një mashkull kosovar, i dyshuar për pakujdesi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur dy këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit, viktimat kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. “Fushë Kosovë 10.04.2026, 20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia, godet dy këmbësorë.


- Advertisement -

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *