Një 24-vjeçar shtetas amerikan ka vdekur dje pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotës në Prevallë.
Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka bërë të ditur se ekipet e tyre janë mobilizuar për të ndihmuar në terheqjen e motoçikletës së aksidentuar.
Operacioni u realizua me sukses në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësinë e Zjarrfikësve të Prizrenit.
Shprehim ngushëllimet tona për familjen e viktimës.





