Në kuadër të turneut ‘Punët e Shqipërisë’, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në bashkëbisedim me pensionistët në Berat u shpreh se Partia Socialiste po vijon me politikat mbështetëse, duke filluar nga indeksimi te rritja reale e pensioneve, që sipas tij, tashmë ka nisur të shkojë drejt 5-fishimit deri në janar të vitit 2030.
Gjatë fjalimi të tij, Rama theksoi se pensionistët kanë qenë dhe do jenë prioritet i vazhdueshëm për të dhe Partinë Socialiste. ‘Më vjen mirë që kam qëndruar në këtë detyrë deri kur u bë e mundur që më në fund të përcaktonim një plan financiar të mbështetur nga buxheti për një kapërcim real të pensioneve nga pamjaftueshmëria ku ishin, te një nivel i arsyeshëm, jo i mjaftueshëm, por i arsyeshëm’ ka thënë Rama.
Rama gjithashtu tha se pensionistët kanë qenë prioritet për të si dhe PS-në ndërsa shtoi se rritja e pensioneve ishte gjëja më e vështirë deri më tani për të.
