Kontratat që përsëriten nuk duken rastësi, sidomos kur paratë publike dhe ato partiake lidhen me të njëjtët emra.
Në një vit me shpenzime rekord dhe deficit, del në pah një rrjet kontraktorësh që punojnë si me Lëvizjen Vetëvendosje, ashtu edhe me institucione që ajo drejton.
Shpenzimet për mallra dhe shërbime zbulojnë kompani që përsëriten çdo vit, disa prej tyre aktive edhe në ministri dhe ndërmarrje publike. “Moviola” ka marrë mbi 29 mijë euro nga VV dhe kontrata të tjera, përfshirë një nga Ministria e Mjedisit (rreth 68 mijë euro për 24 muaj).
Po ashtu ishte përfshirë në një tender të MPJD-së që më pas iu dha një kompanie tjetër. “Rikon” ka marrë pagesa nga VV dhe një kontratë kornizë mbi 1.5 milion euro nga AQP. “UBO Consulting” është paguar nga VV dhe ka fituar tender nga Ministria e Brendshme. “Airvoyage” ka përfituar për bileta udhëtimi si nga VV, ashtu edhe nga Zyra e Kryeministrit përmes një kontrate të përbashkët. “Telkos” dhe “Zgatar Electronics” po ashtu rezultojnë me pagesa nga VV dhe kontrata publike në institucione shtetërore.
Në ndër përfituesit më të mëdhenj është “My Print”, me mbi 235 mijë euro nga VV në një vit dhe dhjetëra mijëra euro në vitet tjera.
Në ndërkohë, më 28 janar 2025, zyrtarja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, kishte publikuar fotografi me Kujtim Zherkën, duke konfirmuar bashkëpunimin për publikimin e programit të partisë.
Detajet i gjeni në kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
