Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hymete Bajrami në një postim në Facebook ka shënuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po planifikon ta dërgoj vendin në zgjedhje.
Bajrami theksoi se kjo është arsyeja se pse VV po insiston për t’i kaluar shpejt ligjet.
Kuvendi aktualisht është në seancë të jashtëzakonshme, me 10 pika në rend dite, ndërsa opozita po kundërshton votimin për ligjet me arsyetimin se nuk u është dhënë kohë as për t’i lexuar projektligjet.
Albini po don me kry punë me Kuvend dhe mandej me qeverisë pa Kuvend dhe pa mbikëqyrje.
Prej dhjetorit të vitit 2024 s’ka pasë Kuvend funksional.
Tash me kalu ligje me shmangie.
Urgjencë me ba ligje që s’mund të zbatohen kurrë.
