Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, janë filmuar në një moment të veçantë gjatë qëndrimit të tyre në Shenzhen të Kinës, kur po ngjiteshin në shkallë lëvizëse.
Në pamjet e publikuara, Trump duket se përpiqet t’ia shtrëngojë dorën presidentit kinez, por Xi reagon duke e kapur për krahu, në vend që t’ia zgjasë dorën.
Ky moment ndodhi pas takimit dypalësh mes dy udhëheqësve, ndërsa ata po drejtoheshin për një drekë në rezidencën Kylin Villa.
Pas këtij veprimi, Trump shihet duke i bërë me shenjë Xi Jinpingut që të qëndrojë pranë tij, ndërsa të dy vazhdojnë të ngjiten krah për krah në shkallët lëvizëse.
Megjithëse shkëmbimi zgjati vetëm pak sekonda, pamjet tregojnë një ndërveprim interesant mes dy liderëve, në një kohë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

