Kryeministri Kurti u prit në darkë nga Ministri i Mbrojtjes në Londër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, u prit në darkë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club”, në Londër.

Kurti e falënderoi Lordin Coaker për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe shprehu dëshirën për bashkëpunim edhe më të ngushtë ushtarak dhe të mbrojtjes.

Bashkëpunimi do të përfshijë fusha si bashkëzbarkimet, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve.


- Advertisement -


- Advertisement -