Kryeministri Kurti në darkën zyrtare në Londër shprehet mirënjohje për mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, u prit në darkë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club”, në Londër.

Kurti falënderoi Lordin Coaker për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim më të ngushtë në fushën ushtarake dhe të mbrojtjes.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit për media theksohet se Kurti përmendi bashkëpunimin në bashkëzbarkime, trajnime dhe zhvillimin e kapaciteteve.


- Advertisement -


- Advertisement -