Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku Sadriu kundërshton projektligjet e propozuara nga LVV

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se partia e saj nuk do të mbështesë projektligjet e propozuara nga LVV.

Lushaku tha se projektligjet duhet kohë për t’u analizuar dhe sipas saj këto projektligje erdhën tek deputetët në më pak se një javë.

Tutje, ajo tha se kjo urgjencë është e paarsyeshme dhe nuk do të ketë përkrahjen e deputetëve të LDK-së, pa kohën e mjaftueshme për analizimin e tyre.


- Advertisement -


- Advertisement -