Shefja e Lëvizjes Vetëvendosje: Takimet për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojnë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është deklaruar për media para fillimit të seancës plenare.

Ajo, ka folur përsëri për çështjen e zgjedhjes së presidentit duke thënë se takimet për këtë do të vazhdojnë.

Nagavci, ka folur edhe për marrëveshjen e Bordit të Paqes e cila nuk është sjellë ende në Kuvend për ratifikim.


- Advertisement -

Ajo tha se beson se gjatë javës së ardhshme kjo marrëveshje do të diskutohet në komisionin përkatës dhe pastaj do të sillet në Kuvend për miratim.


- Advertisement -