Sot në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohen dy mbledhje të komisioneve parlamentare, me fokus në çështje të punës dhe funksionimit institucional.
Fillimisht, në ora 09:30, do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë për shqyrtimin e draft-planit të punës për sesionin pranveror të vitit 2026.
Në orën 12:00, është paraparë mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së.
Takimet do të zhvillohen në sallat e Kuvendit të Kosovës.





