Moti në Kosovë: Dielli do të mbretërojë gjatë ditës, vranësira në zonat malore

Sot pritet që moti në Kosovë të karakterizohet kryesisht nga dielli gjatë ditës, me vranësira sporadike në zonat malore.

Temperaturat minimale priten të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjes të ftohtë, ndërsa ato maksimale priten të shkojnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi të lehtë, prej 1 deri në 5 metra në sekondë.


- Advertisement -


- Advertisement -