Përfaqësuesja e Danimarkës kërkon që Serbia të përmbahet nga pengimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në mbledhjen për punën e UNMIK-ut, përfaqësuesja e Danimarkës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Christina Markus Lassen, ka kërkuar që Serbia të përmbahet nga pengimi i Kosovës për t’u përfshirë në organizata ndërkombëtare.

Ajo ka theksuar se marrëveshjet duhet të zbatohen me mirëbesim dhe ka kërkuar hapa konkretë nga Serbia për të siguruar llogaridhënie, duke i dërguar para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë.

Lassen ka inkurajuar gjithashtu një takim të nivelit të lartë për të vazhduar dialogun dhe për të arritur rezultate konkrete.


- Advertisement -


- Advertisement -