ShBA-ja mbështet normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë përfaqësuesja e tyre në OKB

Në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e ShBA-së në OKB, Tammy Bruce, ka shtuar se presidenti Donald Trump dhe populli amerikan janë të interesuar që Kosova dhe Serbia të punojnë drejt një të ardhme të përbashkët.

Ajo ka theksuar nevojën që udhëheqësit e dy vendeve të ulin tensionet dhe të fillojnë dialogun për normalizimin.

ShBA-ja është e vendosur të ndihmojë në këtë proces dhe të bashkëpunojë me liderët që janë të orientuar nga e ardhmja.


- Advertisement -

Mesazhi i tyre është qartë: normalizimi është rruga e vetme përpara për një të ardhme pa konflikte politike.


- Advertisement -