Në një fjalim në OKB, përfaqësuesja e SHBA-së Tammy Bruce ka thënë se Presidenti Trump dhe populli amerikan janë të interesuar që Kosova dhe Serbia të punojnë bashkë drejt të ardhmes.
Ajo ka shtuar se është e rëndësishme që Kurti dhe Vuçiq të ulin tensionet dhe të ulen në tavolinë për dialog, ndërsa SHBA-ja do të punojë ngushtë me liderët që shohin përpara.
Bruce gjithashtu ka vlerësuar miqësinë midis popujve të dy vendeve dhe ka inkurajuar normalizimin e marrëdhënieve.
Dialogu duhet të jetë i sinqertë dhe jo teatral, ka përfunduar ajo.





