Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës i bën thirrje Serbisë për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca sot nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i ka bërë thirrje Serbisë, duke i thënë që të ballafaqohet me realitetin.

Ai në fjalën e tij u shpreh se Serbia duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. ‘Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njoh Kosovën si shtet i pavarur, sovran, duke mos e mbajtur më gjithë shoqërinë, gjitha rajonin peng i një hegjemonie të tillë.’ Ministri gjithashtu shtoi se përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk kanë sjellë efektin stabilizues të integrimin e pakicave në pjesën veriore të Kosovës.


- Advertisement -