Hollywoodi humbet shkëlqimin: Pse yjet po largohen nga SHBA-ja për Francën?

Hollywoodi prej dekadash është njohur si “Fabrika e ëndrrave”, vendi ku artistët shkojnë për famë dhe karrierë.

Por vitet e fundit duket se po humb një pjesë të shkëlqimit, pasi gjithnjë e më shumë të famshëm po largohen nga SHBA-ja dhe po zhvendosen në Francë.

Prirja është bërë aq e dukshme, sa disa media e kanë pagëzuar vendin evropian me nofkën “Frollywood”.


- Advertisement -

Emra si Angelina Jolie, Pamela Anderson dhe George Clooney janë ndër ata që “Qytetin e ëndrrave” e kanë zëvendësuar me kënaqësi me “Qytetin e dritave”, duke përqafuar një ritëm më të qetë jetese.

Sipas raportimit, arsyet nuk lidhen vetëm me kërkimin e privatësisë apo një jete familjare më të qetë.

Në Francë, lehtësimet tatimore e bëjnë gjithnjë e më tërheqëse punën në Paris dhe në qytete të tjera, ndërsa zjarret e mëdha në Los Angeles vitin e kaluar kanë shtyrë disa yje të rishqyrtojnë se ku e kanë “shtëpinë”.

Regjisorja franceze Rebecca Zlotowski vëren se edhe politika ka ndikim në këtë trend.

Ajo i tha Le Monde se “epoka e Trump” ka nxitur një lloj “eksodi kulturor”, duke shtuar se kjo dashuri e re për Francën mund të jetë edhe shenjë e dobësimit të fuqisë së Hollywoodit.


- Advertisement -