Sulmi Seksual ndaj 7-Vjeçares në Vushtrri: Deklaratat e Vajzës dhe Familjes së Punëtorit të Arrestuar

7-vjeçarja, e cila dyshohet se është sulmuar nga një punëtor teknik, Ilir Ademi, 34 vjeç, në një shkollë në Vushtrri, ka folur para psikologes për rastin dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

Deklaratën e saj e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, e cila ka treguar dëshminë e dhënë nga vajza para psikologes së Qendrës për Punë Sociale, e cila pas rastit, ka komunikuar me viktimën.

Ngjarja kishte ndodhur teksa vajza po shkonte në shkollë, dhe sipas deklaratës së përshkruar nga psikologia, ajo ka rrëfyer rrethanat e ditës dhe momentet para incidentit.


- Advertisement -

E lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Drejtoria e Arsimit në Vushtrri, si dhe vëllai i viktimës, të cilët kanë folur për redaksinë e Klankosova.tv.


- Advertisement -