Operacioni Policial në Turqi: Ndalohen Personazhe të Showbiz-it, Emra të Njohur si Burak Deniz dhe Sinem Ünsal

Në kuadër të një operacioni ndaj personave të njohur publikisht, është lëshuar urdhër ndalimi për 14 të dyshuar.

Raportohet se në mesin e tyre janë edhe emra të njohur të showbiz-it turk, si Burak Deniz, Mert Demir dhe Sinem Ünsal.

Këngëtari Yusuf Güney, i cili ishte ndaluar më herët për përdorim të lëndëve narkotike, është ndaluar sërish.


- Advertisement -

Prokuroria Publike e Anadollit në Stamboll ka njoftuar se janë ndaluar 14 të dyshuar për vepra penale të lidhura me drogën.

Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona, ndërsa dy të dyshuar janë në arrati.

Puna për kapjen e personave të tjerë vazhdon.


- Advertisement -