Xhavit Haliti, deputeti i PDK-së, ka thënë se zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje midis pozitës dhe opozitës.
Haliti beson se nëse VV është e interesuar për koalicion, mund të diskutojnë emra, ndryshe nuk ka interes për takime vetëm përpara mediave.
Ai gjithashtu ka shprehur bindjen se nëse Kurti nuk është i gatshëm për marrëveshje, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, por presidenti duhet të përfaqësojë të gjithë spektrin politik të Kosovës.
Haliti theksoi: ‘Presidenti duhet të dalë nga një tryezë mes pozitës dhe opozitës, për të përfaqësuar krejt spektrin politik të vendit’.





