Shembja e Rrugës në Prishtinë: Detajet e Ngjarjes dhe Reagimet e Oda e Inxhinierëve të Kosovës

Brenda pak minutash gjithçka u rrënua; u dëgjua vetëm oshtima e dheut dhe thirrja “ndale kerrin”, e më pas një pjesë e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë u shemb.

Ngjarja ndodhi në zonën “Prishtina e Re” më 29 mars të këtij viti, ku po ndërtohet kompleksi shumëbanesor “Klub Invest”, i pajisur me leje ndërtimi në vitin 2025.

Dokumentet e siguruara nga KIKS Kosova tregojnë se ndërhyrjet më kritike ishin planifikuar pikërisht buzë rrugës, aty ku edhe ndodhi shembja.


- Advertisement -

Leja ndërtimore që e posedon Kiks Kosova, është lëshuar në shtator 2025 për “Klub Invest” sh.p.k.

Kompleksi përfshin disa lamela, ndërsa në këtë fazë dominojnë L4 dhe L5.

L4 ndodhet më në brendësi, me 3 kate nëntokësore, përdhesë dhe 14 kate mbi tokë.

Ndërsa L5, e vendosur buzë rrugës, konsiderohet më problematikja me 3 kate nëntokësore dhe 13 kate mbi tokë, e cila është shumë pranë vijës së rrugës.

Projekti parashihte stabilizim të gropës me sisteme të avancuara, por ndërhyrja kaq afër rrugës e rritte dukshëm ndjeshmërinë e terrenit.

Reagimet ishin të shumta nga politika dhe profesionistët.

Reagoi e para edhe Oda e Inxhinierëve të Kosovës, ndonëse kryetari i saj, Arsim Rapuca, rezulton pjesë e ekipit projektues.

Rapuca shton se përgjegjësia bie mbi mbikëqyrjen dhe ekzekutimin, duke theksuar se projekti nuk guxon të ndryshohet në praktikë.

Rasti i Veternikut ka ndodhur tash që ndërtimi në Prishtinë ka marrë përmasa të mëdha.

Vetëm gjatë vitit 2025 janë lëshuar 160 leje ndërtimi, me mbi 1.5 milion metra katrorë ndërtim dhe mbi 15 milionë euro të hyra për komunën.

Në vitin 2024 janë dhënë 168 leje me rreth 948 mijë metra katrorë dhe 9.6 milionë euro të hyra.

Në total, gjatë katër viteve të fundit, Komuna e Prishtinës ka lëshuar 657 leje ndërtimi, me mbi 4.3 milionë metra katrorë dhe rreth 45.5 milionë euro të hyra në buxhet.


- Advertisement -