Masat e Sigurisë në Bosnjë: Ndalohet Hyrja e Tre Shtetasve të Serbisë

0
2
- Advertisement -

Agjencia për Inteligjencë dhe Siguri e Bosnjës dhe Hercegovinës (OSA) ka vendosur të ndalojë hyrjen në këtë shtet për tre shtetas serbë: Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq dhe Zharko Veselinoviq.

Kundër Milan Radoiçiqit, i cili aktualisht po hetohet në Serbi për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, është caktuar masa e paraburgimit në Beograd.

Po ashtu, është lëshuar një fletarrestim për të, pasi më 15 nëntor ai nuk u paraqit në policinë serbe.

Radoiçiq akuzohet për organizim kriminal, prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve, si dhe për veprat e rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Ish-inspektori i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Milan Zvezdanoviq, ka deklaruar se sipas informacioneve jozyrtare që ka, Radoiçiq ka braktisur Serbinë më 12 nëntor dhe ka udhëtuar drejt Moskës.

Në të njëjtën kohë, tre të dënuar nga grupi i tij janë gjykuar në Kosovë për sulmin e armatosur në Banjskë, ku rezultoi në vdekjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

- Advertisement -

Dy prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa njëri tjetër është dënuar me 30 vjet burgim.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here