Pas zjarrit të kamionit në autostradën Suharekë-Duhël, rruga vazhdon të jetë e bllokuar, por procesi i pastrimit është në fazën e përfundimit.
Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje dhe së shpejti pritet të lirohet rruga.
Incidenti ka përfshirë edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës për ngasësin dhe një pasagjer, të cilët janë në gjendje të shqetësuar, por pa lëndime.





