Kosovarët janë të katërtit për nga numri i natyralizimeve në Zvicër për vitin 2025.
Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra e Imigracionit e Zvicrës (SEM), gjithsej 2,106 kosovarë morën shtetësinë e Zvicrës gjatë vitit të kaluar.
Në total, rreth 41,269 shtetas të huaj morën shtetësinë zvicerane më 2025.
Gjermania, Italia, Franca, Portugalia dhe Kosova përbëjnë pjesën më të madhe të natyralizimeve.
Kantoni i Cyrihut regjistroi numrin më të madh të natyralizimeve, ndërsa Appenzell-Innerrhoden, kantoni më pak i populluar, vetëm 14 natyralizime.
Rreth 18.5 përqind e qytetarëve të rinj përdorën procedurën e thjeshtuar të natyralizimit.





