Shehbaz Sharif: Shkelje të armëpushimit në zonën e konfliktit, dëmtojnë frymën e paqes

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif ka thënë se shkelje të të armëpushimit janë raportuar në disa vende në të gjithë zonën e konfliktit.

Sharif, i cili po ndërmjetëson negociatat midis Iranit dhe ShBA-së, është shprehur se këto shkelje e minojnë frymën e procesit të paqes. ‘Shkelje të armëpushimit janë raportuar në disa vende në të gjithë zonën e konfliktit, të cilat dëmtojnë frymën e procesit të paqes.

Unë u bëj të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të respektojnë armëpushimin për dy javë, siç është rënë dakord’, është shprehur ai.


- Advertisement -


- Advertisement -