Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër ish-presidentit Ilir Meta në çështjen e masës së sigurisë arrest në burg.
Meta kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve të 3 gjykatave të tjera, por kërkesa e tij është rrëzuar.
Ai kishte ngritur pretendime për ekzekutimin e masës së sigurisë, por sipas Kushtetueses, kjo çështje është trajtuar edhe në gjykatat e tjera.
Meta është nën hetim për kryerjen e veprimeve arbitrare në prokurorinë e Tiranës.





