Emisioni dokumentar ‘MAT’, këtë të mërkurë, sjell në fokus një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët.
Trajtohet nisja e fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë më 24 mars 1999.
Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje, dëgjohen rrëfimet nga ish-zëdhënësi i NATO-s, luftëtarët e UÇK-së, gazetarët dhe të mbijetuarit e masakrave.
Zbuloni detaje rreth vendimit për nisjen e operacionit, rolin e shqiptarëve në ‘Allied Force’, zgjatjen e fushatës ajrore për 78 ditë, si dhe masakrat e tmerrshme mbi shqiptarët.
Në ‘MAT’, ora 22:10.





