Albin Kurti viziton familjen e Selver Haradinajt dhe kujton momentet tragjike të asaj dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në very, ka vizituar edhe familjen e Selver Haradinajt, i cili 14 vjet më parë u vra nga një sulm terrorist në banesën e tij te “Tre Rrokaqiejt”.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë bëri të ditur se gjatë kësaj vizite, u kujtuan momentet e asaj dite tragjike që me eksplozivin e vendosur pranë dritares qëllim ishte shfarosja e gjithë familjes Haradinaj.

Kurti tha se për mbi 20 vjet familjet shqiptare në këtë pjesë të vendit kanë bashkëjetuar çdo ditë me vdekjen.


- Advertisement -

Secila dalje në qytet ka qenë pa garanci për kthim të gjallë në shtëpi nga rreziku i strukturave kriminale që kontrollin gjithë atë zone.

Megjithatë, ai theksoi se këto banda kriminale tash janë shpartalluar e normaliteti po kthehet gjithnjë e më shumë.


- Advertisement -