Detajet e reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi të dielën në Austri, ku një 47-vjeçar nga Kosova, D.O, vrau ish-bashkëshorten e tij, Zoja Oroshi, 39-vjeçare.
Mediat austriake raportojnë se rezultatet paraprake të autopsisë tashmë kanë dalë, dhe në të cilat thuhet se gruaja kishte tre plagë nga arma e zjarrit dhe plagë “të panumërta” me thikë.
Kështu ka bërë të ditur Erich Habitzl, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Wiener Neustadt, të mërkurën.





