Arrestohet person në Gjakovë për dyshime për sulm seksual ndaj vajzës së familjes: Detajet e rastit

Një individ është arrestuar në Gjakovë pas dyshimeve për sulm seksual ndaj një vajze të mitur, anëtare e ngushtë e familjes.

Zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi, konfirmon lajmin.

Në stacionin policor është raportuar rasti dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë për sulm seksual.


- Advertisement -

Në një deklaratë, zëdhënësja tha: ‘Në datën 7 prill 2025 në Stacionin Policor në Gjakovë, një nënë dhe vajza e saj e mitur raportuan një rast të dyshuar për sulm seksual.

Dyshohet se personi i moshës madhore, anëtar i familjes, është i përfshirë në këtë ngjarje’.

Gjatë hetimit, vajza është dëgjuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *