Presidentja Osmani: Ndihma e Amerikës parandaloi planet ogurzeza të Serbisë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani tha se me ndihmën e Amerikës janë parandaluar plane ogurzeza të Serbisë edhe pas sulmit në Banjskë.

Ajo tregoi se kur kishte ndodhur sulmi, kishte zhvilluar telefonata në 3 të mëngjesit. ‘Ne një shtet e kemi në krah, është Amerika.

Kjo është dëshmuar edhe në ditën e Banjskës dhe të gjithë që punojnë në institucione e dinë fort mirë për çka e kam fjalën. Është dëshmuar edhe kur është sulmuar Ibër Lepenci dhe të gjitha institucionet e dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë ne në 3 të mëngjesit në telefon, kush na ka dalë në ndihmë e kush na ka mbyllë telefonin’, tha Osmani në Pressing. ‘E dinë institucionet tona që Presidentja e Republikës së Kosovës i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për të parandaluar plane shumë me ogurzeza që kanë qenë ende në implemenmtim e sipër, përtej Banjskës, pra nuk ka qenë vetëm Banjska në rrezik, ka qenë ajo që planifikonte Serbia më pastaj.


- Advertisement -

Kemi arrit këtë në momentin kur e kemi thirr Shtëpinë e Bardhë, me ndihmën e ambasadorit amerikan, dhe kemi arritur që, në komunikim me Amerikën, të parandalojmë plane shumë më ogurzeza’, shtoi Osmani.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *