Arrestohen dy persona në Mitrovicë për shpërndarje të paligjshme të dërgesave postare

Policia në Kosovë ka kapur dy persona në Mitrovicë të Veriut, të dyshuar se si punonjës të Postës së Serbisë kanë shpërndarë dërgesa postare në mënyrë të paligjshme.

Shefi i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza, konfirmoi lajmin dhe tha se ata janë liruar pas procedurës së rregullt.

Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë si ilegale institucionet e Postës së Serbisë dhe të tjera që operojnë në territorin e tyre dhe financohen nga Serbia.


- Advertisement -

Mbyllja e tyre ka filluar në fillim të vitit 2024.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *