Detajet tronditëse për vrasjen brutale të Zoja Oroshit në Austri

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë për vrasjen brutale të Zoja Oroshit në Austri, nga ish-bashkëshorti i saj, 47 vjeçar nga Kosova. 39-vjeçarja u gjet e vdekur në kopshtin e saj rreth orës 18:30 pasditen e së dielës në Austrinë e Poshtme me plagë nga thika, arma e zjarrit dhe një kaçavidë. 47-vjeçari u identifikua dhe u arrestua shpejt.

Ai u dërgua në burgun e Wiener Neustadt.

I dyshuari është marrë tashmë në pyetje nga policia.


- Advertisement -

Fillimisht, ai e mohoi krimin.

Por më vonë po atë ditë, ai më në fund e ka pranuar.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, edhe Prokuroria e Vjenës. “E urrej”, thuhet se ka deklaruar 47-vjeçari gjatë marrjes në pyetje.

Sipas zyrës së prokurorit publik, është paraqitur tashmë një kërkesë për paraburgim. Çifti thuhet se ka katër fëmijë së bashku.

Ish-çifti thuhet se kishte pasur debate të vazhdueshme.

Nëna e katër fëmijëve, me origjinë nga Kosova, raportohet se jetonte veçmas nga burri i saj, prandaj sipas mediave austriake, vrasësi dyshohet se nuk mundi ta përballonte këtë, transmeton Klankosova.tv.

Se si vdiq Zoja Oroshi, nëse u godit me thikë apo u qëllua me armë, është ende nën hetim. Është urdhëruar autopsi dhe i dyshuari gjithashtu do të ekzaminohet.

Për këtë rast të rënë, Prokuroria e Vjenës për Klankosova.tv konfirmoi se i dyshuari 47-vjeçar është po ashtu nga Kosova, dhe se ndonëse motivi nuk dihet ende, dyshohet se ndodhi për shkak të konflikteve familjare.

Prokuroria e Vjenës për Klanin: Burri që vrau gruan është po ashtu nga Kosova – e pranoi vrasjen


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *