Harry Maguire rinovon kontratën me Manchester United deri në vitin 2027

Harry Maguire ka vendosur të vazhdojë aventurën me Manchester United, duke rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2027, me opsion edhe për një vit shtesë.

Mbrojtësi anglez është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2019, kur u transferua nga Leicester, që do të thotë se deri në fund të kontratës së re mund të arrijë plot 8 vite në “Old Trafford”.

Gjatë kësaj periudhe, Maguire ka zhvilluar rreth 266 ndeshje me Manchester United dhe ka shënuar 17 gola në të gjitha garat– një shifër e mirë për një qendërmbrojtës.


- Advertisement -

Rinovimi i tij vjen pas një rikthimi në formë dhe besimit që klubi vazhdon të ketë tek eksperienca dhe lidershipi i tij në repartin defensiv.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *