Gjykata Kushtetuese e Kosovës hap dyert për qytetarët në Ditën e Kushtetutës

Ka pranuar lëndë të shumta përgjatë vitit nga partitë politike, por të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të ketë një rol tjetër.

Ky institucion, nesër do t’i hapë dyert për qytetarët, me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Kushtetuesja ka bërë të ditur se në këtë ditë, të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik e persona të tjerë mund të vizitojnë objektin dhe hapësirat e kësaj gjykate.


- Advertisement -

Ky institucion ka paralajmëruar se organizimi i vizitave për qytetarët e interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe në grupe prej jo më shumë se 15 personash në të njëjtën kohë.

Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë (45) minuta.

Ndryshe, 18 vjet më parë, Kosova është pajisur me aktin më të lartë juridik, dokumentin bazë të shtetësisë – Kushtetutën e Republikës.

Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 09 prill të vitit 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të po atij viti.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *