Isni Kilaj: Përjetimet nga Haga, Momente të Vështira dhe Krenaria me UÇK-në

0
7
- Advertisement -

Isni Kilaj, në një intervistë ekskluzive për gazetaren Qëndresa Tërshani, ka ndarë përjetimet më të rënda pas lirimit nga Haga.

Ai ka theksuar se lirimet me kusht ishin ndër momentet më të vështira për të, pasi ishte nxjerrë nga qendra e paraburgimit gjatë natës, pa mundur të përshëndetet me shokët e tij.

Në veçanti, ai e ka përmendur si një moment të rëndë herën e tretë, më 17 nëntor, kur është larguar nga Haga, duke lënë atje Hashim Thaçin. “Kam shumë kujtime të këqija.

Lirimet, kur kam dalë prej aty, dy herë kur jam liruar me kusht, kanë qenë tepër të rënda, sepse kam dalë në natën e errët, pa përcjelljen e asnjërit prej kolegëve.

Të rrëmbejnë në njëfarë mënyre, të nxjerrin jashtë, nuk të lënë të përshëndetesh me miqtë që i ke aty.

Del i vetmuar dhe, edhe pse me pranga, del prej aty deri në aeroport.

- Advertisement -

Dhe herën e tretë, kur e kemi lënë Thaçin në atë qendër, përkatësisht në objektin e gjykatës.

Ndjenjat më të rënda”, ka rrëfyer Kilaj.

Megjithatë, ai ka veçuar si përjetimet më të mira momentet kur ka qëndruar së bashku me grupin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kilaj e ka përshkruar atmosferën mes tyre si të jashtëzakonshme, njerëzore dhe kombëtare, duke theksuar se ishte një privilegj të qëndronte me burra që, sipas tij, janë pjesë e historisë së kombit. “Përjetimet më të mira janë kur kemi qenë bashkë me krejt grupin aty.

Kemi pasur një atmosferë të jashtëzakonshme, njerëzore e kombëtare.

Ka qenë kënaqësi të rrija në një qendër ndeje me ata burra që janë vetë histori e kombit.

Do të ishte privilegj për çdo shqiptar të rrinte me ata burra”, ka deklaruar ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here