Burri që vrau ish-bashkëshorten e tij, 39-vjeçaren Zoja Oroshi, në Austri, është po ashtu nga Kosova.
Këtë e ka konfirmuar Prokuroria e Wiener Neustadt për Klankosova.tv.
Sipas përgjigjes së Prokurorisë, i dyshuari, një 47-vjeçar, ka pranuar kryerjen e vrasjes dhe aktualisht ndodhet në qendrën e paraburgimit.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur si pasojë e problemeve familjare midis tyre.
Mediat austriake raportuan se 39-vjeçarja u gjet e vdekur në kopshtin e shtëpisë dhe la pas vetes katër fëmijë.





