LDK e Kosovës ka njoftuar se do t’i dorëzojë organeve të sigurisë dëshmitë lidhur me dyshimet për manipulime në njehsorët elektrikë.
Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, do t’i dorëzojë dëshmitë në Polici me datë 7 prill.
Partia ka shprehur shqetësimet për skandalin me njehsorët elektrikë dhe ka kërkuar hetime për dyshimet për manipulime.





