Kosova Rrezikon Të Anulojë Lojërat Mesdhetare 2030 për Shkaqe Papërgjegjësie Institucionale

0
16
- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të mos organizojë lojërat mesdhetare ‘Prishtina 2030’, për shkak të papërgjegjësisë institucionale dhe mospërmbushjes së obligimeve.

Në seancën e Kuvendit, ajo theksoi se anulimi i takimit të paraparë që do të mbahej sot në Athinë, ku do të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër shqetësim për këtë projekt.

Lushaku-Sadriu theksoi se organizimi i Lojërave Mesdhetare do të ishte një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe investimeve në infrastrukturën sportive të Kosovës. ‘Për një ngjarje që do ta sillte Kosovën në qendër të një rekreacioni sportiv e kulturor.

Për projektin e Prishtinës 2030, lojërave mesdhetare që do ta kthenin Kosovën në një qendër sportive. Është koha për të folur, sepse për papërgjegjësitë institucionale të Kosovës, Kosova është duke rrezikuar që të mos organizojë këto lojëra.

Imagjinojeni një projekt i fituar me të drejtë për ta kthyer Kosovën në një qendër ku mijëra sportistë, mijëra të rinj e të reja do ta kthenin Kosovën në një qendër turistike me shumë investime në salla sportive, në stadione të reja, në qendra sportive të cilat i mungojnë aq shumë Kosovës, po rrezikojnë sot.

Pikërisht sot është dashur që të mbahet një takim në Athinë, ku do të definoheshin edhe përgjegjësitë përtej, dhe ai është anuluar.

- Advertisement -

Prandaj, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka ngritur shqetësime për institucionet tona që nuk kanë përmbushur obligimet.

Dhe këto obligime të papërmbushura kanë ndodhur për arsye të ndryshme, por është tërësisht e paarsyeshme për të ikur nga përgjegjësia dhe për ta lënë një mundësi të tillë të artë për Kosovën të papërmbushur’, tha ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here