Koalicioni VLEN ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, duke e konsideruar atë si pasojë e dështimeve të qeverisjeve të kaluara dhe duke akuzuar BDI-në për keqpërdorim të situatës.
VLEN e konsideron protestën si të ligjshme dhe kërkon që zëri i studentëve të dëgjohet. ‘Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin 20-vjeçar,’ tha Koalicioni.
BDI po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë.
VLEN e konsideron protestën e studentëve si shprehje legjitime ndaj një padrejtësie që nuk duhej të zgjaste aq shumë. ‘Zëri i tyre duhet dëgjuar, jo të përdoret si vegël propagandistike,’ thuhet në reagimin e tyre.
Politika gjuhësore në vend është ndërtuar mbi zgjidhje gjysmake dhe sot nevojitet vullnet për ta mbyllur këtë plagë.
U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë të mos fshihen pas studentëve dhe të mos i përdorin për interesa ditore.
